Flet Adelina pas aksidentit: Jam mirë

Këngëtarja nga Shkupi Adelina Tahiri e kontaktuar nga Shqiptarja.com është shprehur se vërtetë është aksidentuar por nuk ndodhej në gjendje të rëndë per jetën siç aludohej më herët nga mediat kosovare.

Gjithashtu ajo ka theksuar se fotot e shpërndara ku shfaqet makina e aksidentuar dhe këngëtarja tek transportohet në spital nuk janë të vërteta.

“Është e vërtetë që kam pësuar aksident por jam mirë dhe jo në gjendje të rëndë siç shkruhet. Edhe fotot nuk janë aspak të vërteta”,-është shprehur Tahiri.

Më herët mediat kosovare kanë cituar një status nga faqja zyrtare e këngëtares ku thuhej:

“Nga ADM e faqes: Adelina Tahiri peson aksident te tmerrshem, per momentin gjendet ne gjendje te rende!”, shkruhet ne profilin e Tahirit.

Aktualisht në profilin zyrtar të këngëtares në Facebook nuk gjendet një shkrim i tillë por kënga më e fundit e Tahirit publikuar rreth 15 orë më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button