Ribashkimi i RDK me PDSH, reagon mërgata shqiptare në Zvicër

Mërgata shqiptare në Zvicër do të përkrahë gjithmonë ato parti politike, apo individë të cilët ofrojnë dialog ndërshqiptar në Maqedoni! 

“Ne si mërgatë JEMI PËR koordinimin e partive shqiptare në mes veti së pari karshi palës sllavo-folëse, për deri sa mungon ky koordinim, çdo gjë tjetër për ne është publicitet politik, asgjë më shumë asgjë më pak! Natyrisht, pa ftuar mërgatën në tryezën e një dialogu gjithëshqiptarë në Maqedoni, përsëri asgjë nuk keni zgjedhur. Tani më të gjithë e dinë se ekzistenca ekonomike e Maqedonisë varet prej mërgatës, nga kjo edhe ju si parti politike. Prandaj kurseni mediet dhe skenën politike me lëvizje të kota!”, thuhet në reagimin e Mërgatës shqiptare në Zvicër. 

Ky reagim vjen pas ofertës së PDSH-s që i bën RDK-s të shkrihet në gjirin e saj dhe të veprojnë si një subjekt politik.

“Në raste dhe rrethana tjera do t’i kuptonim garat politike në mes shqiptarëve, por në rastin dhe rrethanat që mbretërojnë në Maqedoni nuk duam t’i kuptojmë partitë politike shqiptare, ato kanë obligim ndaj popullit shqiptarë që jeton atje, ky obligim merret për sipër vetëm me një dialog të mirëfilltë, me një marrëveshje të shkruar dhe një kurorëzim final kundrejt palës sllavo-folëse! Mërgata shqiptare është e gatshme të sponsorizon një tubim të këtillë gjithëshqiptarë në çdo kohë”, thuhet në fund të reagimit të Mërgatës shqiptare në Zvicër.

Lajme të ngjashme

Back to top button