De Bruyne mbetet tek Wolfsburgu

Mesfushori belg, Kevin de Bruyne nuk do të largohet nga Wolfsburgu gajtë këtij afati kalimtar, madje atij do t’i ofrohet edhe një kontratë e re.

Kjo është konfirmuar nga Drejtori Sportiv i Wolfsburgut, Klaus Allofs, i cili u mbylli përfundimisht derën skuadrave tjera të interesuara për të.

“Kevin ka kontratë deri në vitin 2019 dhe ky ëshët mesazhi që po dërgojmë. Ai do të qëndroj me ne. Pavarësisht kësaj, ne do të shikojmë sërish kontratën e tij”, tha Allofs për Sport1.

“Ne do të tentojmë që t’i mbajmë lojtarët tanë më të mirë, kështu që do të bëjmë një propozim dhe shumë shpejtë do të arrijmë marrëveshje të re”.

De Bruyne është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, ndërsa për të interesoheshin Bayern Munich, Manchester United, Manchester City dhe Real Madrid.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button