Tsipras: Nëse e humb referendumin, nuk do të jem më kryeministër

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka kërcënuar se do të japë dorëheqje nëse rezultati i referendumit për krizën e borxhit në vend nuk është në favor të politikave të tij.

Në një intervistë për televizionin shtetëror ERT, Tsipras u ka bërë thirrje grekëve të votojnë “jo” në referendumin e së dielës për të hedhur poshtë kërkesat e kreditorëve, pasi kjo votë kundër masave shtrënguese do ta ndihmojë Greqinë të negociojë një zgjidhje më të mirë të krizës, transmeton Koha.net

Tsipras gjithashtu ka deklaruar se Greqia nuk do ta paguajë sot detyrimin e saj ndaj FMN-së prej 1.6 miliardë eurosh.

Me gjithë kërcënimet dhe rrezikun për daljen e vendit nga Eurozona, ministri grek i Financave, Gianis Varoufakis, ka deklaruar se qeveria greke do të shkojë në Gjykatën Evropiane të Komuniteteve, pasi statusi i BE-së nuk parashikon daljen e një vendi anëtar të euros nga zona e monedhës së përbashkët.

Lajme të ngjashme

Back to top button