Apple Music arrin edhe në Evropë

Apple Music lëshohet sot edhe në Evropë. Apple ka njoftuar se Apple Music do të jetë në dispozicion në Mbretërinë e Bashkuar nga ora 16:00, sipas orës lokale, transmeton Telegrafi.

Apple gjithashtu është duke e lëshuar edhe versionin e ri të platformës së saj mobile iOS 8.4 sot, prandaj përdoruesit duhet ta përditësojnë pajisjen e tyre të Apple, çoftë iPhone, iPad apo iPod Touch në iOS 8.4 I, nëse duan ta përdorin shërbimin e muzikës nga kompania.

Apple është duke i ofruar të gjithëve tre muaj shërbim provues në Apple Music, ndërsa pas kësaj periudhë duhet paguar 10 ose 15 funta në muaj, varësisht nga plani i zgjedhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button