Dhjetë këshillat për shtatëzani të shëndetshme

Ju mund të ndiheni shkëlqyeshëm gjatë shtatëzanisë tuaj nëse kujdeseni për veten dhe foshnjën tuaj. Kujdesuni për shtatzëninë tuaj duke ndjekur këto hapa:

1.    Hani gjashtë herë në ditë. Mirëpo hani porcione të vogla ushqimi.

2.    Merrni çdo ditë vitaminat që ju ka caktuar doktori.

3.    Pini shumë lëngje, të paktën 10 gota në ditë. Mos pini lëngje jo natyrale dhe kafeinë.

4.    Mos pini duhan dhe mos qëndroni në tymin e duhanit.

5.    Mos pini alkool

6.    Ushtroni çdo ditë. Ushtrimet do t’ju ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit dhe të largoni stresin. Mbani kurse ushtrimesh për shtatzëna ose ecni 15 deri 20 minuta në ditë. Ecni në vende me temperaturë të ulët, sepse temperaturat e larta nuk do të mundeni t’i përballoni.

7.    Flini shumë, të paktën 8 orë në ditë. Nëse keni probleme me pagjumësi mos përdorni hapa për gjumë por konsultohuni me doktorin.

8.    Vishni këpucë komode dhe ortopedike dhe shtrihuni me këmbët lart disa herë në ditë që të parandaloni të enjturit e këmbëve.

9.    Vazhdoni ta vëni rripin e sigurisë në veturë, mirëpo jo përmbi stomak pjesën e poshtme viheni poshtë stomakut dhe atë të larte mbi të. Gjithashtu shtatzënat duhet të ulen sa më larg jastëkëve të ajrit.

10.    Mos merrni asnjë hap apo medikament të asnjë lloji për shtatëzani pa u konsultuar me mjekun.

Lajme të ngjashme

Back to top button