PDSH ribashkohet me RDK-në?

 “Me shumë pozitivitet i jemi përgjigjur iniciativës së RDK-së për të nis një komunikim me ne, ky komunikimi është i gjatë nuk është çështje ditësh, ka disa javë afërsisht një muaj që komunikojnë njerëzit” kështu u shpreh lideri i PDSH-së pas takimit me ambasadorin e OSBE/ODIHR i udhëhequr nga ambasadori Gert Hinrih Arens.

Bashkëpunimi është i formalizuar, ndërsa Thaçi ka emëruar Ziadin Selën kryetar të grupit apo komisionit që bisedon nga ana e PDSH-së. 

“Ne kësaj iu përgjigjëm sipas vlerësimit tim me një qëndrim serioz, të sinqertë dhe dhamë një ofertë që të nisim çështjen e bashkimit të këtyre dy partive. Duhet pasur mirëkuptim se ne nuk mund të presim një kohë të pafund (infinit), bashkërisht ata janë marrë vesh më duket, nuk kam fol me Ziadinin sot edhe dje, por përpara disa ditëve jam takuar dhe presim që ditën e premte të definojnë këtë çështje se a do ti qasemi bashkimit të këtyre dy forcave politike opozitare, apo do të vazhdojmë ashtu si kemi qenë deri tash. Nuk dua të flas sepse është proces negociues, do të jetë mirë që të flitni me z. Sela, por mesa unë kam kuptuar Ziadini nesër do të prononcohet. Nuk do të ishte korrekte që pa u përmbyll si çështje të merem me prononcimet e të tjerëve. Të jeni të sigurt se nesër z. Sela do të del zyrtarisht, do të flet në emër tonin dhe do të tregon se ku kemi mbri”tha sonte Thaçi.

Nga ana tjetër lideri i RDK-së Rufi Osmani, tha sot se është i hapur për bashkëpunim por jo për bashkim.

“Qëndrimi i RDK-së është i qartë dhe transparent, mundë të bisedohet për bashkëpunim eventual si dy parti të pavarura opozitare, të bazuara nga rezultatet që dolën nga zgjedhjet e fundit lokale. Pra bashkëpunim eventual dhe asgjë tjetër”, tha Osmani. 

Lajme të ngjashme

Back to top button