Operacion ndërkombëtar i policisë “Winnetou”, sekuestrohen 3.5 ton të kokainë

Në disa operacione efektive të policive të tetë shteteve u sekuestruan 3 ton e gjysmë kokainë, 10 milionë euro para të gatshme dhe u arrestuan 69 persona të dyshuar për trafik droge, raporton Anadolu Agency (AA). Në operacionin ndërkombëtar policor të koduar “Winnetou” 15 persona u arrestuan në Serbi, Mal të Zi dhe Kroaci, 26 në Spanjë dhe 28 në Portugali.

Policia spanjolle njoftoi se selia e grupit ishte në Madrid, ndërsa për importin e drogës përmes rrugëve detare nga Amerika Latine ishin të ngarkuar serbët “ish-pjesëtar të ushtrisë”, citojnë mediat beogradase.

Në këtë aksion morën pjesë Policia Spanjolle, pjesëtarët e marinës dhe autoritetet tatimore, si dhe pjesëtarët e Policisë Serbe, të Kroacisë, Malit të Zi, Portugalisë, Australisë, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Zëvendësja e shefit të Kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hrkaloviç tha se ky rezultat është arritur në bashkëpunim të policive serbe, britanike, gjermane, spanjolle, portugeze, australiane, kroate dhe malazeze.

“Të gjitha informatat janë raportuar përmes zyrtarit të ndërlidhës të Agjencisë Kombëtare të Kriminalistikës të Britanisë së Madhe, si koordinator kryesor. Në të njëjtën kohë, me Prokurorinë për Krim të Organizuar, duke përdorur metoda speciale të hetimit, filloi me mbledhjen e provave dhe kryerjen e hetimeve financiare ndaj personave të përfshirë në ngjarje”, tha përfaqësuesja e Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme.

Në një konferencë për shtyp në Madrid veçanërisht është shquar kontributi i agjencive kombëtare të kriminalistikës të Britanisë së Madhe dhe policisë së Spanjës.

Lajme të ngjashme

Back to top button