Turqia e shqetësuar për vuajtjet e muslimanëve ujgur

Qeveria turke vijon kontaktet diplomatike në lidhje me ndalimin e riteve fetare, që zbatohet ndaj turqve ujgurë në Rajonin Autonom Ujgur të Sinkiangut, në veriperëndim të Republikës Popullore të Kinës.

Shqetësimi i thellë, që buron nga implementimet në këtë rajon, iu përcollën ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës në Ankara.

“Lajmet rreth ndalimit të agjërimit dhe obligimeve të tjera fetare për turqit ujgurë janë pritur me keqardhje të madhe dhe shqetësim të thellë”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë në lidhje me çështjen.

Ndër të tjera, në deklaratën e MPJ turke theksohet gjithashtu rëndësia, që i kushtohet tërësitë territoriale, stabilitetit, qetësisë dhe sigurisë së Republikës Popullore të Kinës.
Politika e ndjekur nga Pekini kundër turqve ujgurë në Rajonin Autonom Ujgur të Sinkiangut është bërë temë diskutimi prej një kohe të gjatë në platformat ndërkombëtare.

Aktivistët e të drejtave të njeriut e akuzojnë Kinën për presion, dhunë dhe asimilim; ndërkohë që Pekini e cilëson krizën si “problem të sigurisë së brendshme dhe terrori”.

Së fundmi, qeveria kineze ndaloi mbajtjen e agjërimit gjatë muajit të ramazanit për të gjithë mësuesit, nxënësit, studentët dhe punonjësit e administratës.

Ndërsa në konfrontimet, që shpërthyen ndërmjet policisë kineze dhe grupeve të tubuara për të protestuar ndalimet në fjalë, dhjetëra turq ujgurë u vranë brutalisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button