Regjistrimi i nxënësve, në shkollat profesionale ka ende vende të lira

Afati i parë i regjistrimit ka përfunduar me interesim të madh. Megjithatë, nëpër shkollat profesionale ende ka vende të lira. Udhëheqësit e paraleleve shqipe në shkollat profesionale të Qytetit të Shkupit iu bëjnë apel nxënësve të drejtohen nëpër këto shkolla, transmeton Alsat M.

Në shkollën “Arseni Jovkov” është mbushur numri dhe nxënësit e mbetur sugjerohen të përcaktohen për shkollat profesionale. Nesër do të shpallen edhe rezultatet e para nga ky afat. Nxënësit të cilët nuk mundën të regjistroheshin kësaj here, do të kenë edhe një mundësi aplikimi në afatin e gushtit.

Lajme të ngjashme

Back to top button