Zyrtare: Turqia e gatshme për ta ndihmuar Greqinë

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka deklaruar gatishmërinë e vendit të tij për të diskutuar hapat e përbashkët me Athinën për të ndihmuar vendin fqinj që të kalojë krizën financiare.

“Ne jemi të gatshëm për të bërë më të mirën për të bashkëpunuar në rajon, duke përfshirë tregtinë, turizmin dhe energjinë”, ka deklaruar sot Davutoglu, gjatë një konference për gazetarë, raporton AA.

Kryeministri turk ka deklaruar se do të ketë takime të nivelit të lartë me qeveritarët grekë pas krijimit të qeverisë së re turke.

Lajme të ngjashme

Back to top button