Sulmohet konvoji i NATO-s në Afganistan, 17 të lënduar (Foto)

Të paktën 17 persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi vetëvrasës ndaj forcave të NATO-s, përderisa konvoji i tyre shkonte poshtë rrugës kryesore mes airportit të Kabulit dhe Ambsadës së SHBA-ve në Afganistan, transmeton indeksonline.

Rruga është mbyllur menjëherë, ndërkaq dëshmitarët për Reuters kanë konfirmuar të kenë parë automjete dhe trupa të NATO-s të shkatërruar pas sulmit xhihadist, transmeton Indeksonline.

“Deri tash mund të konfirmojmë 17 të lënduar, përfshi një grua dhe tre fëmijë, të cilët po trajtohen në spital”, ka thënë zëdhënësi në Ministrinë e Shëndetësisë, Ismail Kausi .

Lajme të ngjashme

Back to top button