Shkupi nikoqir i Superkupës së Evropës

UEFA e ka zyrtarizuar vendimin e saj me të cilin stadiumi “Filipi i Dytë”, do të jetë nikoqir i Superkupës së Evropës në futboll në vitin 2017-të.

Ky vendim u konfirmua në mbledhjen e Këshillit ekzekutiv të UEFA-së. UEFA gjithashtu vërtetoi se nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2017 të jetë Kardifi dhe stadiumi Milenium, ndërsa nikoqir i finales së Ligës Evropës do të jetë Stokholmi.

Superkupa e Evropës do të jetë ngjarja më e madhe e futbollit që do të organizohet në vendin tonë, pasi në këtë ndeshje do të përballen kampioni evropian për skuadra dhe fituesi i Ligës së Evropës. Shkupi do të ketë dy vjet kohë për tu përgatitur për organizimin e kësaj ndeshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button