Maqedoni, shtohet numri i vrasjeve

Në vitin 2014 ka pasur 493 vdekje të dhunshme në Maqedoni, që përbën 2.5% të 19,718 vdekjeve atë vit, sipas Entit Shtetëror i Statistikave në Maqedoni. Nga këto, 63.1% (311) kanë qenë vdekje aksidentale, 29.8% (147) vetëvrasje, dhe 7.1% (35) vrasje, trasmeton Portalb.

Kjo është ulje e vdekjeve të dhunshme prej 10.7% nga viti i kaluar (552 vdekje), ndërsa ka rritje gati se të dyfishtë të vrasjeve (18 në 2013, 35 në 2014). Tre të katërtat e viktimave të vdekjeve të dhunshme janë meshkuj.

Maqedonia renditet në vend të dytë me numër të vdekjeve të dhunshme në Ballkan, ku vendin e parë e merr Shqipëria me 4.7%.

Përndryshe Maqedonia është shteti i 121 në listë nga 192 shtete të ranguara me vdekje të dhunshme. Vendin e parë e ka Guatemala ku tre të katërtat e të gjitha vdekjeve ishin të dhunshme, ndërsa të fundit San Marino, ku s’ka pasur asnjë vdekje të dhunshme.

Përgjithësisht, vendet më të rrezikshme për të jetuar janë Amerika Jugore dhe Qendrore, dhe Afrika, ndërsa Evropa është kontinenti më i sigurt.

Lajme të ngjashme

Back to top button