Gjevgjeli, ndërron jetë një emigrant nga Siria

Një emigrant nga Siria ka ndërruar jetë dje në Gjevgjeli, duke e lënë të vetëm djalin e tij 16 vjeçar, njofton NovaTv.

Sirianit 42 vjeçar i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, por edhe përkundër intervenimit të mjekëve ai nuk ka mundur të shpëtojë.

Trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion në Institutin për mjekësi ligjore. Djaloshi është mbajtur tek një familje deri ditën e sotme, kur pritet të arrijë axha i tij nga gjermania. Ai ka qenë i shokuar dhe nuk ka folur aspak.

Qindra emigrantë presin në radhë për të hyrë në Maqedoni edhe atë janë të vendosur në zonën ndërmjet kufijve me Greqinë. Kontrolle të shtuara të policisë i pengojnë emigrantët që të hyjnë nga Greqia në Maqedoni. Brenda këtyre 10 ditëve janë ndarë rreth 5 mijë kërkesa për azil dhe pas kalimit të afatit prej 72 orëve asnjë prej tyre nuk ka dashur që të qëndrojë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button