Shprehjet që kurrë nuk duhet t’ia thoni fëmijës

Në rreshtat e mëposhtëm, do të përmendim njëzet e dy shprehje të cilat konsiderohen si më negativet me të cilat një i pjekur dhe i rritur, mund t’i drejtohet një fëmije:

  1. Ti nuk bën për asgjë dhe kurrë nuk do të rregullohesh.
  2. Ah sa do të doja mos të të kisha lindur më mirë.
  3. Si mund të jesh kaq idiot?
  4. Je i padobishëm.
  5. Nuk mund të të duroj.
  6. Nëse nuk përmirësohesh, do të të çoj në shtëpinë e riedukimit.
  7. Kurrë nuk do të arrish të bëhesh student universiteti.
  8. Ti gënjen.
  9. Ti nuk e bën dot atë kurrë.
  10. Përse nuk shikon vëllain dhe motrën tënde?
  11. Ti je trashaluq dhe i shëmtuar.
  12. Ti ke një personalitet të keq, që nuk i përshtatet veçse një tipi idiot si puna jote.
  13. Ne duhet t’i shohim fëmijët, por jo t’i dëgjojmë.
  14. Ti duhet të jesh i lumtur, pasi janë vitet më të bukura të jetës tënde.
  15. Sikur të mos ishe ti, unë dhe nëna jote nuk do të kërkonim divorcin.
  16. Gruan e parë të babait tënd, e donim më shumë se ç’duam nënën tënde. Sa do të donim që ai të mos ishte martuar kurrë me nënën tënde.
  17. Nëse e bën atë gjë, ti nuk je më fëmija im.
  18. Bëj siç të them dhe mos bëj siç bëj unë.
  19. Përse të jesh ti fëmija im, mes gjithë këtyre njerëzve?!
  20. Ti je më i shkurti në klasë, prandaj e dorëzon fletën i fundit.
  21. Na vjen keq që nuk luajte me ne, pasi dëshironim t’a fitojmë këtë ndeshje.
  22. Të dua, por…!

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button