6 mënyra për të përmirësuar shikimin

Është fjala për disa këshilla te thjeshta, te cilat se paku na mbrojnë sytë nga përkeqësimi i shikimit. Janë gjashte këshilla, te cilat potencojnë rolin mbrojtës te syzeve dhe lentave te kontaktit.

1.    Ndiq arritjet e fundit te teknologjisë. Sot kur pjesa me e madhe e informacionit na vjen përmes internetit, kërkuesit e Massachusetts Institute of Technology kane krijuar një algoritëm qe mundëson korrigjimin e imazhit duke e bere atë te përshtatshëm për tu pare nga personat qe kane probleme me shikimin njësoj sikur te ishin duke i pare me ane te syzeve ose lentave te kontaktit me numër. Ne këtë rast, nëse për te tjerët ky imazh do te ishte tërësisht i palexueshëm, për vete personin qe posedon tablet-in, ai do te ishte lehtësisht i kuptueshëm.

2.   Aktiviteti fizik. Marrja me sport është ne gjendje te parandaloje defektet me aparatin pamor te cilat vijnë ne mënyrë fiziologjike se bashku me kalimin e moshës. Kështu, një studim gjashte vjeçar me 40 mije persona, ka vërtetuar se nëse do te aplikojmë joging apo vrapime te lehta dhe ecje ne natyre, me shume gjasa do te parandalojmë probleme te tilla me shikimin sikurse kataraktet, apo degjenerimin makular, qe është një prej shkaqeve me te rëndësishme te verbimit ne popujt e vendeve te industrializuara.

3.    Ushqimi i shëndetshëm. Qe ne kohen e Luftës se Dyte Botërore thuhet se kishte një recete qe mundësonte qe pilotet britanike te RAF-it i mundësonte te shihnin edhe natën. Dieta ishte e pasur ne karota. Ne fakt është e vërtetë se tre pigmentet me te rëndësishme si luteina, zeaxantina dhe meso zeaxantina ndihmojnë ne absorbimin e rrezeve pranë atyre ultraviolet. Për këtë arsye, përveç karotave, te këshillueshme janë edhe specat, lakra te cilat ane te pasura me këto pigmente.

4.      Praktikoni videogame-t, por me mase. Ndërsa është i njohur fakti se përgjithësisht videogame-t dëmtojnë sytë pasi drita blu qe ato lëshojnë streson retinën e syve, ekzistojnë disa video lodra te cilat kane një rol pozitiv te rëndësishëm ne trajtimin e një sëmundjeje te caktuar qe quhet ambliopia. Këto lodra janë ne gjendje te stërvitin syrin dhe te rrisin mprehtësinë vizive.

5.     Qëndroni sa me shume ne mjedise te gjelbëruara. Kjo këshille është veçanërisht e vlefshme për fëmijët te cilët i mbron deri ne një fare mase nga miopia. Sipas specialisteve kjo është e mundur pasi qëndrimi ne mjedis te hapur e stërvit syrin qe te arrije te shquaje si objektet qe ndodhen larg, ashtu edhe ato qe ndodhen ne afërsi. Sipas disa specialisteve te tjerë kjo lidhet edhe me ndikimin pozitiv qe ka drita natyrale ne krahasim me atë artificiale.

6.      Drejtojuni kirurgjisë oftalmike, nëse do te jete e nevojshme. Sot përparimet ne teknologji kane bere te mundur përgatitjen e lentave kristalin super te holla intraoculare ne gjendje te ndihmojnë madje edhe te zëvendësojnë kristalinin natyrale te syrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button