Takimi i liderëve mbaroi, Gruevski ua ka prezantuar planin për reforma

Edhe një takim liderësh të Maqedonisë mbaroi pa asnjë marrëveshje. Liderët nuk dhanë deklarata për publikun ndërsa kumtesa e përbashkët thotë që liderët janë dakorduar të takohen sërish.

“Ne, liderët e partive kryesore politike, u takuam sot që ti vazhdojmë bisedimet në lidhje me formën e saktë të Qeverisë që do ti organizon zgjedhjet siç parashihet në pikën 6 nga marrëveshja e 2 qershorit. Në këtë kontekst, liderët u pajtuan që të takohen përsëri në ditët në vijim.

Kryeministri Gruevski prezentoi draft planin e propozuar qeveritar për ti zbatuar rekomandimet në lidhje ne reformat sistematike në fushën e sundimit të ligjit që do të zbatohen në përputhje me pikën 6 nga marrëveshja e 2 qershorit. ” thuhet shkurtë në kumtesën e BDI-së në emër të të katër liderëve .

Lajme të ngjashme

Back to top button