Anashkalohet shqipja, lejet e qarkullimit vetëm në maqedonisht

Mungojnë lejet e qarkullimit në gjuhën shqipe, kryesisht në qytetin e Shkupit. Edhe ato pak në gjuhën shqipe, janë të kohëve të fundit, pasi prej kohësh ato janë lëshuar vetëm në maqedonisht, transmeton Alsat M.

Sipas informacioneve të siguruara nga sportelet e kontrolleve teknike, shoferët duhet ta kërkojnë vetë gjuhën në të cilën e duan lejen e tyre. Pavarësisht edhe kësaj mundësie, të paktë janë ata që e kërkojnë një gjë të tillë. Shoferët pranojnë prapa kamerave se lejet e qarkullimit duhet t’i kenë në gjuhën shqipe, pasi zyrtarët ose punonjësit policorë i kanë të dhënat e cilido personi, dhe përkatësinë etnike që ai i përket.

Nga Ministria e Brendshme pohojnë se nuk kanë informacione, se ndonjë qytetari i është mohuar leja e qarkullimit në gjuhën e kërkuar, duke shtuar se policia po punon në grumbullimin e informacioneve se në cilat qendra teknike dhe në cilët qytete, qytetarëve nuk i mundësohet leja e qarkullimit në shqip.

Lajme të ngjashme

Back to top button