Humb jetën Kryeprokurori i Egjiptit pas një atentati me bombë (Video)

Njoftohet se ka humbur jetën Kryeprokurori Hisham Berekat i cili u plagos në një sulm me bombë ndaj autokolonës së tij në Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga ministria e shëndetësisë së Egjiptit rikujtohet se autokolona e Kryeprokurorit Berekat ishte bërë pre e një sulmi me bombë gjatë kohës kur po kalonte në afërsi të akademisë ushtarake në lagjen Heliopolis të Kajros.

Në deklaratën ku vihet në dukje se bashkë me Barekat u plagosëne dhe 6 persona të tjerë teksohet se Kryeprokurori pavarsisht ndërhyrjeve në spital ka humbur jetën.

Sulmi është marrë përsipër nga organizata e quajtur “rezistenca popullore”.

Kryeprokurori Berekat ishte emëruar në këtë detyrë pas grushtit të shtetit më 3 korrik 2013.

______________________________________________________

Kryeprokurori i Egjiptit Hisham Barakat sot ishte në shënjestër të një atentati të dështuar të një sulmi me bombë ndaj autokolonës së tij në pjesën lindore të Kajros.

Burime të sigurisë kanë raportuar se një makinë bombë shpërtheu në afërsi të Akademisë Ushtarake në Heliopolis në momentet kur në atë rrugë kalonte autokolona e automjeteve në të cilin ishte kryeprokurori Barakat.

Zëdhënës i Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë, Hossam Abdel-Ghaffar, tha për AA se nga sulmi u plagosën tre persona, duke përfshirë dy oficerëve të policisë, por prokurori Barakat nuk ishte lënduar në këtë sulm.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin më të afërt, dhe forcat e sigurisë egjiptiane kanë rritur masat e sigurisë në kryeqytetin Kajro si dhe kanë nisur hetimet rreth sulmit.

Ndërkohë përgjegjësinë për sulmin e ka marrë organizata lokale e quajtur “Rezistenca Kombëtare”.

Lajme të ngjashme

Back to top button