LSDM: Ministra të qeverisë prezent në zgjedhjen për drejtor të Muzeut të Shkupit

Në seancën e kaluar kryetari I Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski ka pranuar se në hapësirat e qytetit të Shkupit, në komisionin për intervistimin e kandidatëve për drejtor të Muzeut të Shkupit, kanë qenë prezent ministri I punëve të jashtme Nikolla Popovski, Ministrja e kulturës Elizabeta Kamçevska Milevska dhe drejtori I muzeut të VMRO-së Branisllav Svetozareviq, Thonë nga LSDM.

“Çka kanë kërkuar këto funksionarë qeveritar që të udhëheqin intervistën në Qytetin e Shkupit. Muzeu I Shkupit nuk ka asnjë pikë të përbashkët me diplomacinë. Muzeu është institucion nën ingerenca të plota të pushtetit lokal,  dhe është kontestuese prania e ministrave të qeverisë në Qytet”, deklaroi zv/kryetari I LSDM-së, Damjan Mançevski.

Sipas tij kjo është një shembull klasik I mbivendosjes së shtetit nga ana e partisë në pushtet.

Lajme të ngjashme

Back to top button