Pesë mijë emigrantë kërkojnë azil në Maqedoni

Që nga 19 qershori deri sot janë lëshuar 5 mijë e pesë certifikata për emigrantë të huaj që kanë aplikuat për njohjen e të drejtës së azilit në Maqedoni.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga Siria kanë aplikuar 3180 persona, nga Afganistani  479, Irak- 321, Pakistani – 250 pakistanez dhe nga Somalia kanë qenë 245 persona. Nga shifra e lartpërmendur, 3973 janë meshkuj, 597 janë femra dhe 425 janë fëmijë.

Ndërkohë, MPB ka njoftuar se është duke forcuar kontrollet në kufi për shkak të rritjes së fluksit të refugjatëve që vijnë nga kufiri grek

Lajme të ngjashme

Back to top button