Në Bruksel nis takimi Kosovë – Serbi

Ka nisur në Bruksel takimi i dy kryeministrave atij të Kosovës, Isa Mustafa dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vucic.

Maja Kociancic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Twitter se ka filluar ky takim.

Në takim po marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, zëvendës kryeministri dhe ministri për Punë të Jashtme, Hashim Thaçi, ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe koordinatori për Negociata Blerim Shala.

Fillimisht, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka zhvilluar takime ndaras me të dy kryeministrat.

Ndër temat që pritet të diskutohen sot është çështja e telekomit, ajo e energjisë, i ashtuquajturi Parku i paqes dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe ku edhe priten marrëveshje konkrete për këto tema.

Javën e kaluar është arritur vetëm një marrëveshje, ajo e polisave të sigurimit ndërsa Bashkimi Evropian ka deklaruar se pret që edhe për temat tjera që priten të diskutohen sot të arrihen marrëveshje konkrete

Lajme të ngjashme

Back to top button