Recension: Roli i Shekerinskës në krijimin e krizës politike dhe shkaktimit të dëmit për Maqedoninë!

Sa dëshpëruese duhet të jetë nevoja që të denonconi, gjegjësisht publikisht ta akuzoni dikë vetëm për shkak se reagon me rrotullimin e syve dhe me grimasë nervoze? Mund ta kuptojmë si rezultat i verbërimit që i kap ata gjatë dueleve të ndërsjella dhe si pasojë e mungesës së kreativitetit. Mirëpo, assesi nuk mundemi ta kuptojmë, e as ta pranojmë si arsye për të shkruar tekst gazetaresk.

Ai konstatim, edhe sikur të jetë i saktë, është shumë larg kritereve themelore që duhet ta posedojë një informatë për t’u bërë lajm mediatik.

06252015-Kurir-SekerkaLinku deri te artikulli origjinal: Roli i Shekerinskës në krijimin e krizës politike dhe shkaktimit të dëmit për Maqedoninë!

Data dhe koha e publikimit: 24.06.2015, 13:12

Data e recensionit: 25.06.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Ja, që të mos akuzohemi për selektivitet dhe subjektivitet, ua ofrojmë që ta shihni edhe në këtë recension fjalinë kryesore:

“Kur lideri bën ndonjë kiks ose ndonjë gabim, ajo (Shekerinska, v.j.) reagon me rrotullimin e syve dhe me grimasë nervoze.”

Për shkak të këtij “konstatimi” të pakuptimtë, si “risi” në këtë turlitavë mediatike, është përsëritur e gjithë kanonada e mëparshme mbi nënkryetaren e LSDM-së…

E, kanonada përmbëhet nga një kompilim i sulmeve tashmë të publikuara, të recikluara, që të krijohet një iluzion se bëhet fjalë për përmbajtje të re mediatike.

Në këtë recension nuk do të futemi në teknikat e propagandës, njëra prej të cilave thotë: “Publiku absorbon ngadalë, prandaj informatat duhet të përsëriten në cikle të caktuara dhe me intensitet të caktuar”, për shkak se jemi duke i përsëritur aq shpesh, sа që mund të na stolisin me akuzën e njëjtë.

Gjithsesi, nuk do ta lëshojmë rastin që ta theksojmë anshmërinë e hapur politike në këtë tekst, që është në kundërshtim me nenin 14 të Kodit të gazetarëve:

Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Poashtu, është shkelur edhe neni 16, për shkak se media dhe përmbajtja mediatike janë përdorur për t’i qëruar hesapet me kundërshtarët politikë:

Gazetari do ta ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesaspet me individë, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.

Аh, po. Të mos e harrojmë edhe titullin. Sikur është formuluar për ndonjë punim shkencor nga koha e dialektikës shkencore marksiste-leniniste. Si për shembull: “Roli i armiqve të popullit në ndërtimin e shoqërisë më të mirë me mirëqenie në pesëvjeçarin e ardhshëm”.

Lajme të ngjashme

Back to top button