Mision i FMN­-së për mbikqyrje në Maqedoni

­ Ekipi i Fondit monetar ndërkombëtar i kryesuar nga Xhesmin Rahman prej sot e deri më 8 korrik do të qëndrojë në Shkup, me qëllim të zbatimit të Kontrollit vjetor të ekonomisë së Maqedonisë.

Siç kumtoi FMN, ekipi në fund të Misionit do të kumtojë vlerësime preliminare dhe do ta përgatisë raportin e plotë, i cili do të diskutohet në takimin e Bordit ekzekutiv të FMN­së, data e të cilit do të kumtohet plotësisht.

Vizita ekipit të FMN­së është pjesë e aktiviteteve të rregullta të Fondit monetar ndërkombëtar për ndjekjen e gjendjeve me ekonominë që bëhen në të gjitha 188 vendet­anëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button