Prej nesër pesë aviolinja të reja nga aeroporti i Shkupit

Avio kompania e buxhetit të ulët “Vizer” prej nesër nga aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup vendos aviolinja të drejtpërdrejta drejt qyteteve evrpiane Barcelonë, Sollo, Nurenberg, Hamburg dh Fridrihshafen dhe atë dy herë në javë. Drejt pesë destinacioneve të reja, aviotransportuesi hungarez do të operojë dy herë në javë.
Nga aeroproti “Shën Pali” në Ohër, ndërkaq, prej pasnesër, aviokompania do të vendosë fluturim të drejtpërdrejtë drejt Bazelit, gjithashtu dy herë në javë.
Në gjashtë aviolinjat e reja “Vizer” do të operojë me subvencione nga Qeveria e Maqedonisë, në pajtim me marrëveshjen me Minsitrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
Gjatë periudhës së kaluar përmes Projektit për ndarjen e mbështetjes financiare për aviolinjat e reja u vendosën fluturime të drejtpërdrejta drejt qyteteve: Malme, Bazel – Milhausen, Milano – Bergamo, Ajndhoven, Dortmund, Memingen, Munih, Stokholm, Geteborg, Londër-Luton, Venecie, Frankfurt, Paris, Bruksel, Këln dhe Romë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Tung
    Kisha deshiruar te shkoj me shpesh ne vendlinje por pse vizeir nuk ka fluturime nga finlanda? Edhe prej finlande do te kishe shum shum udhetar.ju lutem pres pergjigje??

Back to top button