Studentët e diplomuar me mesatare mbi 9.50 do udhëtojnë falas në qendrat evropiane

Studentët të cilët kanë diplomuar me mesatare mbi 9.50 në njërin prej tre universiteteve më të mira në vend do të udhëtojnë në Paris, Venecie apo Barcelonë, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga Qeveria.

Këtë sot e paralajmëroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në konferencën vjetore të Unionit të forcave të reja që u mbajt në qendrën sportive Jane Sandanski.

Realizimi i projektit do të fillojë në shtator apo tetor të këtij viti, ndërsa ata të cilët më do të tregojnë rezultate më të mira, do të shpërblehen ekstra nga qeveria, paralajmëroi Gruevski.

Duke pasur parasysh gjendjen pesimiste të të rinjve, sidomos të atyre me sukses të dalluar dhe me aftësi të veçanta, mbetet e paqartë nëse studentët do të pranojnë të kthehen prapë në Maqedoni?

Lajme të ngjashme

Back to top button