Merr fund procesi i numërimit të votave në Shqipëri

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarë dhe këshilltarë në rang vendi, një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve vendore.

Me anë të një deklarate për mediat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se procesi i numërimit të votave, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, është përmbyllur në një kohë më të shkurtër.

Pasditen e së dielës përfundoi edhe numërimi i 20 kutive të fundit për Këshillin Bashkiak të Malësisë së Madhe, të cilat u numëruan në KQZ.

“Pavarësisht zvarritjes së numërimit të votave nga KZAZ nr. 1, në Malësinë e Madhe, procesi i numërimit të votave krahasuar më zgjedhjet e kaluara është përmbyllur në një kohë më të shkurtër.
Në këto zgjedhje pavarësisht se ishin dy kuti votimi dhe numërimi i votave u bë për kryetar të bashkive dhe për anëtarë të këshillave bashkiakë, procesi i numërimit u bë brenda 4 ditëve, ndërkohë në vitin 2013, që ishte vetëm një kuti votimit (pra 1 fletë votimi për tu numëruar), procesi i numërimit u mbyll brenda 7 ditësh, ndërsa në vitin 2011  procesi i numërimit ka zgjatur 14 ditë”, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Back to top button