3 këshilla karriere për nënat

Të jesh nënë dhe të synosh karrierë të suksesshme është e vështirë e shpesh mund t’ju duket e pamundur. Por, nuk është ashtu. Këto janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë:

1.Ndërtoni një listë me objektivat tuaja për karrierën

Si një profesioniste, ju duhet të merrni kohën e duhur për të planifikuar se si do të shkojë më tutje karriera juaj. Nënat që punojnë duhet të dinë të projektojnë veten pas 5 vitesh dhe të përpiqen ta arrijnë atë.

2.Eksploroni mundësitë që ofrohen nga industria

Nënat që punojnë preferojnë të qëndrojnë në të njëjtën punë dhe të kenë progres në kompaninë e tyre aktuale. Kjo është për shkak se ato nuk janë të gatshme të kalojnë në një mjedis pune të ri dhe të përballen me periudhën që nevojitet për t’u mësuar nga e para, kur ato tashmë e kanë jetën punë-shtëpi të balancuar. Rekomandohet që të mos lejoni që angazhimet e shtëpisë të interferojnë me karrierën tuaj; të punuarit në një ambient të ri është frymëzues dhe motivues. Mos kini frikë për të ndërmerrni rreziqe dhe të eksploroni mundësitë tuaja të karrierës.

3.Realizoni ëndrrën tuaj

Pasi të keni planifikuar se ku do të doni të shkoni me karrierën tuaj, vendosini vetes një afat për ta realizuar atë. Pa një afat kohor, nënat që punojnë do të jenë në disavantazh, pasi nuk do të nxitojnë të arrijnë objektivat e tyre. Merrni në dorë kontrollin e rritjes suaj profesionale dhe përpiquni të realizoni planet tuaja hap pas hapi. Vendosni objektiva. Kush tha që nuk mund t`i keni të gjitha?

Lajme të ngjashme

Back to top button