Dështon lancimi i raketës së NASA-s, eksplodon në ajër (VIDEO)

Raketa Antares, me anijen hapsinore robotike Singus, ishte shpresa e amerikanëve për të shkëputur nga varësia ruse, transportin drejt hapsirës.

Por ajo shpërtheu vetëm 2 minuta pas nisjes.

Përpara shpërthimit, NASA mori prej saj sinjalin e vetëshkatërrimit, pas një difekti të rëndë.

Hetimet tashmë kanë nisur. Anija, pjesë e një misioni privat 200 mln dollarësh do të dërgonte në stacionin hapsinor ndërkombëtar 2.2 ton furnizime, përfshirë ushqimin dhe mjetet logjistike shkencore, për 6 astronautët që ndodhet atje.

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar. Agjensia hapsinore amerikane tha se ngarkesa ushqimore nuk ishte jetike për astronautët.

Ata kanë rezerva të deri marsin e ardhshëm. Amerikanët do të dërgojnë raketën tjetër SpaceX Dragon më 9 dhjetor.

Nuk pati të njëjtin fat raketa ruse Sojuz me anijen Progres, të drejtuar nga njerëzit, që sot u nis nga baza e Bajkonurit, me të njëjtin mision.

Rusët u ripërsëritën amerikanëve se ishin të gatshëm t’i ndihmonin me bazën hapsinore dhe raketat e tyre, për transportin drejt hapsirës, siç ndodhte para sanksioneve perëndimore ndaj Moskës për çështjen e Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Back to top button