Mitropliti i Malit të Zi: Car Lazari dhe Skënderbeu luftuan për të njëjtin ideal

Mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije Radoviq, në kremten serbe të Vidovdanit sot në Gazimestan, ka thënë se “Car Lazari dhe Skënderbeu kanë luftuar për të njëjtin ideal për largimin e Osmanëve prej Ballkanit”.

Ka përfunduar festa e Vidovdanit në Gazimestan. Të pranishëm në këtë festë ishin më shumë se 1500 persona.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije Radoviq.

Duke folur rreth kësaj feste, Radoviq ka thënë se “Car Lazari dhe Skënderbeu kanë luftuar për të njëjtin ideal për largimin e Osmanëve prej Ballkanit”, raporton KTV.

Ndërkohë, zyrtarët serbë, edhe pse kishin paralajmëruar pjesëmarrjen, ata nuk ishin të pranishëm në Gazimestan.

As kryeministri Vuçiq e as shefi i Zyrës së Qeverisë të Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, nuk janë parë në Gazimestan.

Lajme të ngjashme

Back to top button