Gjykata Speciale nuk është kundër UÇK-së sepse po të ishte ashtu, atëherë Tribunali ndërkombëtar i Hagës, UNMIK-u dhe EULEX-i, duke përfshirë edhe shtete pjesëmarrëse në këto mekanizma do të ishin armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve dhe të UÇK-së.
Gjykata Speciale po të ishte e dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, atëherë nuk do ta kërkonin mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë se Kosovës dhe miqtë e saj SHBA-ja dhe Gjermania që kjo gjykatë të krijohej.
Gjykata Speciale është obligim dhe përgjegjësi ndërkombëtare për shtetin e Kosovës dhe çdo obligim nga faktori ndërkombëtar duhet marrë me shumë seriozitet sepse mund të ketë pasoja të parashikueshme për vendin tonë.
Në rast se edhe tentimi i dytë për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese dështon, atëherë themelimin e Gjykatës Speciale do ta bënte OKB-ja dhe atë në kuadër të rezultues 1244, duke cenuar shtetësinë e Kosovës dhe duke dëmtuar seriozitetin dhe kredibilitetin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Krijimi i Gjykatës Speciale nëse do ta cenonte sovranitetin e Kosovës, atëherë a nuk na e paska cenuar sovranitetin edhe KFOR-i, UNMIK-ut, EULEX-i dhe Serbia në veri!
Në rast se e refuzojnë edhe për herën e dytë ligjvënësit Gjykatën Speciale, pa mëdyshje që ketë do ta bënë OKB-ja, sepse këtë do të ia mundësonte neni 41 i kartës se OKB-së në bazë të të cilit janë krijuar gjashtë tribunale dhe të cilat kanë funksionuar sipas të drejtës ndërkombëtare.
Në rast se e themelon Gjykatën Speciale/Tribunalin OKB-ja dhe rezoluta përmban kapituj mbi gjenocidin dhe fuqizon UNMIK-un dhe rezolutën 1244, të vetmit fajtor atëherë do të mbesin deputetet e Kuvendit të Kosovës.
Në rast se në tentimin e dytë nuk themelohet Gjykata Speciale nga Kuvendi i Kosovës, atëherë kjo na dëshmon se deputetet e kësaj legjislature kanë qëllim mbrojtjen e individëve të cilët pritet të akuzohen se sa mbrojtjen e luftës Çlirimtare sepse nëse vërtetë po u dënojka lufta e Ushtrisë se lavdishme Çlirimtare, atëherë ajo qenka dënuar me dënimin e komandantit të saj Sylejman Selimi, eh jo me krijimin e Gjykatës Speciale.
Në rast se duam që ta mbrojmë imazhin dhe shtetin e Kosovës për të cilin luftuan ushtaret e UÇK-së, atëherë edhe pse vendim shumë i dhimbshëm, Gjykatën Speciale duhet ta votojmë sepse do ti eliminonte të gjitha dyshimet e ngritura.
Në rast se ligjvënësit do të rivotojnë kundër krijimit të Gjykatës Speciale, kjo do të na dëshmonte se ata po na bëjnë kurban 2 milion qytetarëve për 10 të akuzuarit e mundshëm.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.