Çka po ndodh në Bashkimin Europian?

Rritja e euro-skepticizmit viteve të fundit në Bashkimin Evropian sikur  i ka mbushur mendjen shumë studiuesve, analisteve e burrështetasve se në të vërtet po fillon të bijë projekti me i madh evropian i bashkëpunimit dhe i forcimit politik. Jo vetëm kjo gjë, po vet kriza ekonomike botërore ka sjellë në pah shumë dobësi që bartë në vetvete ky bashkim shtetesh me karakter ekonomik e politik, e të cilat i kanë shtyrë edhe vet vendet e BE-së të mendojnë se çka po ndodhë me të vërtetë në këtë pjesë të botës.

Samiti i fundit i Këshillit Evropian hedhin ë pah shumë kundërshtime sa i përket funksionimit të BE-së dhe evoluimit të saj të mëtutjeshëm, ku Kriza e Greqisë, emigrantët e paligjshëm, referendumi në Britani për dalje nga BE-ja e shumë gjëra të tjera sikur po e sfidojnë të  ardhmen normalë të Bashkimit Evropian.

Mirëpo më gjithë këtë katrahure të krijuar viteve të fundit dhe rritjes se euro-skepticizmit nuk është edhe kriza me e madhe të cilën a kaluar historia e ndërtimit të BE-së dhe zhvillimit gradual të saj. BE që nga fillimi ishte përballur nga sfida të tilla të mëdha të funksionimit por pas çdo sfide të madhe kishte dalë më e forte dhe me funksionale në bashkimin e ideve për një Evropë të bashkuar. Lë të shikojmë një arenë krizash që e kishin forcuar BE-në:

  • Kur Charles de Gaulle kishte braktisur Komisionin për shkak të interesave të Francës aso kohë, rikthimi dhe ndërtimi i KEE-së ishte i fuqishëm dhe hapi rrugë për bashkëpunim të ri;
  • Kur Britania e madhe ju bashkua KEE-së dhe që shihej si një kërcenim në aspektin e faktorizimit dhe marrjes së primatit në KEE, u themelua institucioni me i lartë vendimmarrës siç ishte Këshilli Evropian dhe u bënë zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për Parlamentin Evropian;
  • Kur Margaret Thatcher si një zonje e hekurt bënte thirrje për pabarazi në Evropë, u rritë bashkëpunimi në fusha të ndryshme edhe me të medha;
  • Kur Franca frikësohej nga bashkimi i Gjermanisë që do të sfidonte këtë komunitet u themelua Bashkimi Evropian ( Traktati i Mastrihtit) dhe u zgjerua me shtete të reja dukë arritur shkallën me të lartë të zhvillimit ekonomik;
  • Kur dështoj Traktati Kushtetues mendohej se ky ishte fundi i BE-së, por realiteti ndodhi krejt ndryshe, BE gjeti alternativa të tjera të bashkëpunimit madje edhe duke tejkaluar krizën globale, duke forcuar nivelin vendimmarrës në institucione, duke zhvilluar politiken e jashtme dhe zhdukur pabarazitë në mes rajoneve.

Prandaj duke ju referuar ngjarjeve të sipërpërmendura mund të kolaudojmë se Bashkimit Evropian i ka ardhur koha e forcimit të tij institucional ku shtetet apo qeveritë për teket e tyre nuk mund të vënë kushte në çdo kohë dhe pa kurrfarë arsye. E vërteta është se kjo është vetëm një luftë politike për konsum të brendshëm sepse as Britania e Madhe as Greqia e as Italia nuk mund ta shohin vetën jashtë Be-së, dhe aq me pak qytetarët e këtij vendi. Arsyeja është e thjeshtë sepse asnjë qytetar i këtyre vendeve nuk mund ta shohë vetën të rikthehen vizat, të rikthehen doganat, të rikthehet burokracia dhe të ndalën investimet rajonale të cilat i ka BE-ja.

Prandaj përkundër të rritjes së euro-skepticizmit për konsum të brendshëm dhe me tendencë të kërcënimit të Bashkimit, mendoj se as Anglia e aq me pak Greqia mund të jetojnë pa pjesën tjetër të Evropës dhe Brukselin në përgjithësi. E vërteta është së kërcënimet ndaj Brukselit vetëm sa e forcojnë këtë dhe referendumet nuk do paraqesin rrezik për funksionimin BE-së, por do të humbnin kredibilitetin e qeverive përkatëse në shtetet të cilat tanimë po shkaktojnë problem dhe që në vazhdimësi kanë promovuar probleme të tilla. Prandaj rreziku që BE të shembët është ide e kaluar pa argumente të mirëfillta dhe nuk është në përputhje me realitetin se paku edhe për 50 vitet e ardhshme, dhe shtetet e vogla në Evropë  faktorizimin e tyre mund ta gjejnë vetëm në Bruksel, në të kundërtën rrezikojnë të falimentojnë në një botë tepër te industrializuar e me fuqi të reja ekonomike.

Petrit Gashi –  studiues i çështjeve evropiane dhe politikave të BE-së

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shkorrekte analiza e juaj Z Gashi por vetem nje ane e medaljes.Qe ne na duhet Europa ,eshte fakt i padiskutueshem .Por roli i saj duhet te jete apsolutisht korrekt dhe llogarikerkues.pra mos te nguli kemben kur kane litarin ne fyt popujt e ballkanit por mos tua leshojne ate litar qe pastaj tu presin fytin.vetem atehere ja vlen te jesh ne familjen Europiane.Shume shpejt ne gjendjen e Greqise do tjete edhe Shqiperia.dhe kjo ndodh sepse njeri vjen e lexon raportin pozitiv e ai me pas thote eshte negativ e anasjelltas.Populli me i zgjuar do binte ne Gracke e jo me populli Shqiptar apo ndonje tjter.pra baza e marrdhenies eshte Sinqeriteti i cili kur nuk egziston behet barre per popullin Me nje fjale te vetme Te gjithe pasurohen populli vuan.Qe do te thote edhe sikur akoma te qendroje Greqia ne BE do pasurohen ata qe drejtojne kurse populli do vazhdoje te vuaje .kjo eshte ajo qe mungo ne analizen jo vetem tuajen por te pjeses me te madhe te analisteve..,

Back to top button