Rikthehet Fatos Nano

Partia Socialiste nuk festoi 24-vjetorin e themelimit të saj pasi ishin përfshirë në fushatën për zgjedhjet vendore, por kjo ishte vetëm një zhvendosje pasi nesër do të festohet në ambientet e Teatrit Kombëtar.

Siç duket Partia Socialiste priste rezultatin e zgjedhjeve për të festuar siç duhet, transmeton Mapo.

Tashmë që kanë marrë pjesën dërrmuese të bashkive ata mund të festojnë dy gëzime në një ditë.

Kryemnistri Rama ka ftuar në këtë festë gjithë anëtarët apo ish-anëtarët e PS përfshirë dhe ish-liderin socialist Fatos Nano.

Nano prej kohësh ka patur fërkime me Ramën dhe nuk e shohin me sy të mirë njëri-tjetrin, por nesër gjithsesi do të trokasin gotat për ditëlindjen e 24-t të partisë së tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button