Plagoset një person në Haraçinë

Një banor i Haraçinës I.J (56) në stacionin policor Gazi Babë ka paraqitur se gjatë ditës së djeshme rreth orës 10 në afërsi të fshatit Mojance, pesë burra të panjohur me armë, me veshje civile, kanë gjuajtur disa plumba drejt tij dhe kanë ikur,njofton policia në biltenin zyrtar.

Me veturën e ndihmës së shpejtë 56 vjeçari është dërguar në Spitalin e qytetit ku është konstatuar se në anën e majtë ka një plumb, ku dhe është ndalur për mjekim. Policia njoftoi se ka kryer eskpertizën dhe është duke e hetaur rastin.

Lajme të ngjashme

Back to top button