Paraguai ne gjysmëfinale, eliminoi Brazilin (Video)

Paraguai është gjysmëfinalisti i katërt i Kupës së Amerikës, pasi që me penallti, ka eliminuar Brazilin.
Koha e rregullit e ndeshjes, përfundoi barazim 1:1.
Brazilianët e nisën më mirë takimin, ku gjetën golin që në minutën e 15’, me anë të Robinhos, që pranoi një asistim nga Dani Alves.
Me epërsi 1:0 për Brazilin, përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ishin paraguaianët që e kërkonin më shumë golin, dhe atë e arritën në minutën e 72’, duke barazuar nëpërmjet penalltisë. Ishte Derlis Gonzales, që u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Në ekzekutimin e penalltive, ishte Paraguai që u tregua skuadër më e saktë, duke triumfuar me rezultat 4:3.
Në gjysmëfinale, Paraguai do të takohet me Argjentinën e Lionel Messit.

Lajme të ngjashme

Back to top button