Si do të mund të kalojë Gjykata Speciale në Kuvend?!

Këtë javë nuk kemi parë e dëgjuar tjetër pos cështjes së Gjykatës Speciale dhe votimit të saj. Opozita në njërën anë, kategorikisht kundër votimit të speciales, ndërsa pozita e sigurtë se i ka siguruar numrat për të kaluar në Kuvend themelimin e kësaj gjykate. Shumë analiza e shumë debate, por më së shumti kundërshtime rreth kësaj çështjeje, gjë që në shikim të parë na duket e rëndë.

Në seancën e parë duket se doli ajo e opozitës, gjë që Gjykata nuk kaloi ku opozita dhe ata deputetë të pozitës që votuan kundër iu gëzuan pa masë moskalimit të amandamentit për themelimin e kësaj gjykate. Shumë fjalë, shumë polemika e shumë debat u bë, sa që kishte edhe moment tensionimi. Në anën tjetër, jashtë kuvendit organizatat e dala nga lufta, protestonin kundër themelimit të kësaj gjykate, duke i ftuar komandantët e tyre deputetë që mos të votojnë për këtë gjykatë dhe t’iu bashkangjitën atyre në protestë.

Presioni ndërkombëtar nuk mungoi gjithashtu, pasi që shumë ambasadorë të shteteve të fuqishme, ishin të pranishëm në Kuvend, për të ndikuar në ndryshimin e mendimeve të deputetëve të cilët ishin të vendosur të votojnë kundër themelimit të speciales. Gjithashtu kishte edhe trysni dhe një lloj ‘kërcënimi’, pasi që, bashkësia ndërkombëtare ka thënë se në qoftëse kjo gjykatë nuk kalon në Kuvendin e Kosovës, do të themelohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku Rusia do të shtrijë ndikimin e saj, gjë që do të na thellojë në probleme.

Nuk do të futemi në atë pjesë, nësë Gjykata duhet kaluar apo jo, nëse është e dëmshme dhe e rrezikshme, nëse do ta njollosë luftën çlirimtare të UÇK-së, apo do ta pastrojë atë nga akuza të pabaza që u janë bërë komandantëve tonë.

Egziston mundësia që votimi i speciales të kthehet edhe njëherë në Kuvend, sipas një rregulloreje të Kuvendit, por fakti që do të kalojë apo do të ngelë siç ndodhi herën e parë, mbetët të shihet. Pozita, që është shumë e interesuar që votimi i speciales të kryhet me sukses, duhet të kenë kujdes nëse e sjellin përsëri në Kuvend, sepse mund të përsëritet i njëjti skenar.

Kjo gjykatë do të votohej dhe do të kalonte, në rast se votimi do të bëhej i mbyllur. Disa prej deputetëve nuk e bënë këtë për shkak të patriotizmit, por për shkak të marketingut politik. E nëse votimi bëhet i mbyllur, besoj që kjo gjykatë do të kalojë, pa dashur të përkrah apo të kundërshtojë themelimin e një gjykate të tillë.

Gjithsesi, shpresojmë në ditë më të mira për Kosovën, shpresoj që mos të bëjmë hapa të ngutur e të gabuar, e shpresojmë që gjërat që po i bëjmë, të mos na kthehen boomerang!

Lajme të ngjashme

Back to top button