BDI-ja e zgjedhjeve 2016

Tashmë zaret u hodhën,një  gjë është e sigurtë,që zgjedhje do ketë dhe është i pashmangshëm ndryshimi,nëqoftësë dëshirohet nje fitore plebeshitare.
Ky ndryshim nuk do të prek vetëm partinë më të madhe qeverisëse të kryeministrit,por do të ishte e logjikshme që të prekej deri në palcë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim.
Ndryshimi për dikë mund të përceptohet si kanosje,rrezik,shpejtësi kohe,por egziston edhe këndvështrimi i logjikshëm që ndryshimin e sheh si shansë,kthesë,mundësi reale për fitore dhe rotacion.Rifreskimi në sytë e tijë nuk e sheh të kaluarën më nënçmim,përkundrazi,ia heq kapelen për të mirat që u ndërtuan dhe keqardhje për dështimet që mundeshin të shmangen.

Askush nuk e mohon fitoren e BDI-së,madje këtë e di edhe vetë Zoran Zaevi,por përmasat e kësajë fitoreje do të përcaktohen mbi bazën e një fakti që janë shinat mbi të cilat ecë fitoreja.Traektorja e fitores varion nga ajo se sa korpusi i subjektit është i gatshëm të bëj ripozicionim dhe ridefinim të kursit dhe gamës së veprimit politik.
Si dy plus dy që bëjnë katër,gjithkush që e ka topin duhet të dijë,që Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të bazohet në 5 pika që janë imediate për mundësinë e një fitore të konsoliduar në zgjedhjet që vijnë:

1.Rikonceptimi i programit

Referenca e çdo suksesi është sinqeriteti.Në famijen politike të BDI-së është më se e nevojshme që gjërat të cilat nuk kanë shkuar mirë të hapen në tavolinë.Nëqoftësë zyrtarizimi i gjuhës shqipe,rregullimi i statusit të invalidëve të luftës,marrja e njërit nga tre pozicionet kyçe të sistemit politik siç janë,kryetari i kuvendit,presidenti apo kryeministri ishin kali ynë i betejës në ciklet e mëhershme zgjedhore,sot ne të gjithë besoj që biejm dakord,që disa nga këto tema janë konsumuar.Nëqoftëse për ne jo,në masën e gjerë po.Pra ne duhet të bëjmë një marrëveshje,dhe të bësh marrëveshje nuk do të thotë që ti japësh avantazh tjetrit,por do të thotë të përfitosh vetë,jo duke mundur “kundërshtarin”,por duke mundur problemin.Në politikë rivalët i fiton në garrë elektorale,kurse problemin mund ta mundësh çdo ditë,nëqoftëse ke vullnet.Ne duhet të biejmë dakord,që programi ekonomik do të duhej te ishte kali ynë i betejës.Me një program serioz ekonomik,ku do ti jepej prioritet punësimit përmes instrumentëve ekonomik.Programi ekonomik nuk nënkupton vetëm Zonën e lirë ekonomike të Tetovës,apo marrjen e ministrisë së ekonomisë si resor për të përmbushur numrin,por edhe segmentët tjerë,të cilët si kemi marrë kurrë seriozishtë,siç është sektori bujqësisë,ku zonat shqiptare kanë premisa të mëdha për zhvillim edhe për shkak pozitës gjeografike.Nëqoftëse ne e kemi kalkuluar si resor ministrinë e ekonomisë që nga viti 2002,a mund të themi që ne kemi qeverisur dhe administruar me ekonominë e këtij vendi për 11 vite pushtet?! Kursesi jo.
Nëse në zgjedhjet e ardhshme,do flasim për varfërinë,për polarizimin,për nevojën e një klase shoqërore që e ka themeltare ndryshimin e skemës së shpërndarjes së pasurisë.Ndryshimin e raportit me arsimin,shëndetësinë,dhe sidomos meligjin.Ndryshimi i qasjes me reformën e skemës së taksave,për të pasur një raport më të balancuar taksash,sigurishtë se do të mernim më shumë vota.
Nëqoftesë ne  do të mbaheshim akoma në margjinat etnike,mbi aksiomën psh : Çështjen e gjuhës shqipe e kemi zgjidhur,dhe në zgjedhjet e ardhshme sërisht negociojmë për të njejtat çështje,atëherë kjo i bjen të mohosh vetëveten dhe të vendnumrosh.

2.Instalimi i kriteriumit të performancës

Nëqoftëse sot mungon një komision kadrovik,i përbërë prej ekspertë të fushave të caktuara,i cili nuk është i përfshirë në egzekutiv por merret me monitorimin e punës së përfaqësuesve egzekutiv dhe legjislativ,kjo është gabim.Sepse atëherë shtrohet pyetja: Cili është barometri që vlerson punën e përfaqsuesve tanë në institucione publike?
Instalimi i kriterit të përformimit nënkupton,që çdokush që e kryen punën me përgjegjësi,ndërshmëri dhe profesionalizim për të,të shpërblehet,dhe çdokush që e ka tradhëtuar besimin e familjës sonë politike të mos i ngjeshet një shenjë barazimi më atë që performon sipas kurbës mbi të cilat janë ndërtuar pritshmëritë.Instalimi i këtij standarti nënkupton meritokraci.

3.Rikthimi i Forumit Rinorë

Un kam menduar,dhe vazhdoj të mendoj,se kohezioni një nje grup politik,arihet me ide,dhe jo me ndëshkime.Familja politike e BDI-së kohët e fundit nuk ka pasur idetë e duhura që ta kuptoj rëndësinë e Forumit Rinorë.Mjafton të sodisni fushatën zgjedhore në çdo vend të qytetëruar,ku gjërat funksionojnë në normalitet,do të shihni që motorri kryesorë i fushatave zgjedhore janë forumet rinore.Në Shqipëri 70% e listave zgjedhore për këshillat bashkiak përbëhej nga forumet rinore,në një përqindje më të vogël dhe tek listat e deputetëve.
Është jetike nevoja për ristrukturim të Forumit Rinorë.Ky ristrukturim duhet të bazohet në 4 shtylla dhe 5 kapituj që janë: 1)Rithemelimi 2)Ripozicionimi 3)Ristrukturimi 4)Rikonceptimi(që më pastaj kanë edhe nëndegëzimet e tyre)
Nëqoftëse këto rregulla do të instaloheshin dhe zbatoheshin në mënyrë “sheriatike” apo “ortodokse” vëmë bast, që bie në ujë ideja e skeptikëve:Që rezultati i fundit prej 153.000 votash ishte kulmi i rethit tonë të madh politik.

4.Rifreskimi i radhëve

Rifreskimi i radhëve nuk do të thotë të përjashtosh një palë dhë ta favorizosh një tjetër.sepse kjo varet nga koncepti se si e sheh politikën.Nëqoftëse ne do ta kuptojmë politikën,si një çështje ekipore,kjo do të përceptohej më se normale.Ku trajneri bën manovrat e duhura për të fituar dhe mbajtur dinamikën e kondicionit në 90 minutëshin e lojës.Është e pamundur të mos lodhet një lojtarë që luan gjithë stinorin. Nuk është e thënë që një futbollist sulmues,që nxjer topin jashtë portës kundërshtare nuk bën të njëjtën gjë edhe kur e vë përballë portës së vet,duke e nxjerë topin jashtë portës që mbron ai bëhet i vlefshëm pavarsisht se nuk është më sulmues.
Kjo frymë duhet të përqafohet nga secili që e sheh si vlerë univerzale instrumentin e politikës, që llogarit se kontributi në establishmentin politik është shërbim për të ia përmisuar dhe lehtësuar jetën qytetarit.Rotacionin ta përceptojë si proçes nga i cili kontribon për të mirën e përgjitshme,dhe jo si një vlerë e kalkulueshme.

5.Hapja e pakos kushtetuese

Nëse në zgjedhjet e kaluara,ne patëm një ritje rapide të numrit të votave,kjo nuk ishte për fajin e opozitës shqiptare,por për arsyen që ne e zhvilluam betejën elektorale me partinë maqedonase të kryeministrit.Kjo prodhoi efekt.Populli iu përgjigjë me votë asaj lufte elektorale që ne kishim me partinë më të madhe maqedonase.Kjo betejë ishte edhe vullnet i popullit.Ky duhet të jetë kompasi ynë orientues në zgjedhjet e ardhshme.Kushdoqoftë fitimtari në kampin maqedonas,ne duhet ti japim fund zvarritjes së funksionomit të shtetit.Nuk mund të vazhdohet me teorinë e menaxhimit të krizës.Ndërprerja e krizës duhej të ishte zgjidhja,sepse menaxhimi të topit në kohë.Ndërtimi i konceptit bi-etnik është ideal për amortizimin e problemeve etnike në RM.Hapja e pakos kushtetuese do të duhej të bëhej pas proçesit të regjistrimit të popullsisë i monitoruar nga ekspertë ndërkombtarë.Çështje e regjistrimit interpretohet nga pala maqedonase si çështje teknike,por në fakt është instrument politik,që në një shtet me paqe të brishtë si maqedonia reflekton proporcionin e forcave në paralelogramin politik.
Instalimi i mekanizmit të badenterit në miratimin e buxhetit do të duhej të inkorporohej si normë kushtetuese,që do të parandalonte majorizimin me votë.Neni 5 i kushtetutës që definon simbolet,flamurin dhe hymnin do të duhej të evoulonte në mënyrë që të përfshihen të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë vend.Borxhi i jashtëm publik do të duhej të kufizohej me ligj si kategori kushtetuse,sepse kështu do ju pamundësonte qeverive autoritare të fitojnë zgjedhjet me huamarrje.Në të njëjtën kohë gjeneratave që vijnë pas nuk do tju lëmë një barrë të pabërballueshme në kurriz.Decentralizimi që buron nga marrëveshja e Ohrid,do të duhej të përmbyllnte kapitullin e tijë me decentralizimin fiskal,mekanizëm ky që I fuqizon edhe komunat shqiptare për të ofruar shërbime më cilësore dhe të shpejta për qytetarin.

Nuk edi nëse Zoran Zaev është i gatshëm ti pranojë këto,por një gjë edi që është hera e fundit që  e kemi Nikolla Gruevskin në garrë,dhe njerrëzit si ai kanë një ves: Ata e thyejnë vazon duke e mbushur….

Lajme të ngjashme

Back to top button