Arsyet e çuditshme për të cilat meshkujt bëhen xheloz

Ndonjëherë, meshkujt bëhen xheloz për arsyet më të çuditshme. Këto janë disa nga arsyet që sipas studimeve i bëjnë më së shumti meshkujt xheloz

Regjimi juaj i ri në stërvitje
Një studim i 2013 nga Universiteti i Karolinës së Veriut zbuloi se, humbja e peshës nga njëri partner mund të ndryshojë negativisht dinamikën e marrëdhënies, veçanërisht të partneri që nuk është i dhënë pas pamjes së jashtme, i cili do të ndihet i bezdisur. Në vend që ta shtyni atë që të bashkohet me ju në CrossFit, sugjerojini një aktivitet më të lehtë siç është ecja. Dhe në vend të hidhni poshtë sygjerimin e tij për të provuar menunë e re të një restorani, provojeni dhe pasojeni në ditët në vazhdim me një recetë të shëndetshme por të shijshme në shtepi.

Një natë jashtë me shoqet
Një studim nga Universiteti Shtetëror i Buffalo ka gjetur se miqtë e të njëjtës gjini mund të nxjerrin në pah ndjenjat e xhelozisë të partnerit, sepse ata kërcënojnë nocionin se partneri juaj është “Nr. 1″ në jetën tuaj. Kujtoni partnerit se ai është po aq thelbësor në jetën tuaj sa edhe shoqet tuaja.

Ngrënia e drekës me kolegun tuaj
Partneri juaj e di që nuk ka asgjë mes jush dhe bashkëpunëtorit tuaj, ju jeni duke bërë bashkë një projekt, por ai ende mund të ndihet keq në qoftë se ju dhe kolegu juaj keni takime të shpeshta në mesditë. Sipas një studimi nga Cornell, konsumimi i një shujte me një koleg të seksit të kundërt, edhe pse mes jush nuk ka asgjë më tepër krijon më shumë xhelozi te partneri se sa një takim për kafe. Kujtojini partnerit tuaj se nuk ka asnjë problem, ose ftojeni dhe atë bashkë me ju.

Ju jeni e dhënë pas mediave sociale
Qëndrimi i gjatë në Facebook dhe kontrolli i shpeshtë i tij mund të krijojë xhelozi në marrëdhënien tuaj, thotë një studim nga Universiteti i Missouri Columbia. Sa më shumë njëri nga partnerët rri në Facebook, aq më shumë mendon partneri tjetër se diçka po ndodh me të, duke bërë që ky i fundit të monitorojë faqen e tij/saj. Studimi zbuloi se kjo është e vërtetë veçanërisht në marrëdhëniet e reja. Kështu që, merrni një pushim nga rrjetet sociale dhe qëndroni më shumë kohë bashkë për të njohur njeri-tjetrin.

Përplasjet bëhen intensive
Nëse ju dhe ai keni hobe të ngjashme, ju të dy mund të shkaktoni herë pas here xhelozi dhe pasiguri tek njëri-tjetri. Kjo nuk është një gjë e keqe, vetëm se të dy jeni shumë konkurrues. Duke ditur pikat tuaja të dobëta flisni rreth tyre dhe të jeni të sigurt se xhelozia nuk do të ndikojë në lidhjen tuaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button