Mbi 300 mijë palestinezë në Mesxhidin Aksa, për të falur namazin e xhumasë

Mbi 300 mijë palestinezë janë dyndur për të falur namazin e xhumasë së dytë të muajit të Ramazanit në Mesxhidin Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rrugët dhe në murin e Aksasë ka patur flukse të mëdha të palestinezëve pavarësisht zbatimeve në pikat e kontrollit të Izraelit të cilat janë “kthyer në tortura”

Ushtarët izraelitë kanë mbyllur rrugët në afërsi të rajonit të qytetit të vjetër të Jerusalemit ku përveç autobusëve ata nuk kanë lejuar kalimin e mjeteve të tjera. Ditën e sotme kanë qenë të pranishëm mijëra policë dhe ushtarë izraelitë duke u vendosur në pika të caktuara përreth qytetit.

Ndërsa në anën tjetër disa persona të autorizuar nga Kryqi i Kuq Palestinez kanë ofruar ujë për të pranishmit për të ulur sadopak efektivitetin e të nxehtit.

Pas faljes së xhumasë gjatë rrëmujës së krijuar që ka zgjatur për tre orë disa palestinezë kanë patur probleme shëndetësore edhe për shkak të vapës edhe prej rrugëve të ngushta.

– Protestohet ndaj Izraelit-

Pas namazit të xhumasë janë mbajtur protesta në mbështetje të burgosurve palestinezë dhe kundër pushtimit izraelit.

“Lëvizja Islamike e territoreve 1948” e krijuar nga palestinezët brenda Izraelit në një deklaratë me 10 qershor kishte bërë thirrje për flukse intensive gjatë Ramazanit në Mesxhidin Aksa.

Ndërsa pas kësaj policia izraelite kishte theksuar se në ditët e premte gjatë gjithë Ramazanit në Jerusalem do të merrte masa, dhe se nuk do të lejonte hyrjen e personave nën 40 vjeç duke mos zbatuar këtë rregull për gratë.

Mes Jerusalemit dhe Bregut Perëndimor ndodhen një numër i madh i pikave të kontrollit të ushtarëve izraelitë.

Lajme të ngjashme

Back to top button