Primitivizëm i Ramiz Rexhepit – sekretar i komunës së Kërçovës

Një anëtar i kryesisë së Grupit Vrojtues “Bashkimi” shkoi të enjten 25.06.2015 në Komunën e  Kërçovës për punë zyrtare. Ai i drejtohet rojës së derës, i cili është i përkatësisë etnike maqedonase, se ku mund ta gjejë zyrtarin, e përkatësisë etnike  shqiptare, të cilin edhe e kërkonte. Roja i thotë që ta ndjek deri në zyrën e tij..

Pasi që, zyrtari i kërkuar nuk ishte në zyrën e tij, kishte dalë për të kryer punët tjera zyrtare në ndërtesën e Komunës, roja i thotë  anëtarit  të GV Bashkimi, që ta ndjekë, me qëllim që ti kryejë shërbimin e kërkuar. Por, duke u drejtuar kah fundi i korridorit të Komunës, vërejnë një grup prëj 5-6 vetash, të punësuarish në Komunë, ndër të cilët gjendej edhe Sekretari i Komunës, Ramiz Rexhepi.

Roja i është drejtuar grupit me pyetjen: Mos vallë është  zyrtari që kërkojmë aty? Kësaj pyetjeje, duke ndjerë kompetencë më të madhe në mesin e grupit të të punësuarve, i është përgjigjur Sekretari  i Komunës Ramiz Rexhepi, dukë u kapur për gjenitalesh dhe duke thënë :”JA KU ËSHTË ZYRTARI QË KËRKONI”.

Dukë u nisur që të dy të largohen nga grupi i të punësuarve në Komunën e Kërçovës, menjëherë kanë rënë ballë përballë me zyrtarin që edhe po e kërkonin. Kanë shkuar në zyrën e tij dhe i kanë kryer obligimet që dhe  i kanë pasur për Grupin Vrojtues BASHKIMI.

Pas kësaj ndodhie anëtari i kryesisë së grupit i revoltuar me gjestin e pahijshëm të zyrtarit të Komunës – Sekretarit Ramiz Rexhepi u takua me mua, Kryetarin e G.V.”Bashkimi” dhe ma tregoi ndodhinë.

Unë si Kryetar i G.V.”Bashkimi” po ashtu i revoltuar nga gjesti primitiv i një zyrtari të lartë komunal, pasi që  nuk u pajtova me sjelljen e Sekretarit – Ramiz Rexhepi menjëherë  shkova në Komunë të takohem me të tejrespektuarin dhe përkrahësin e grupit  Kryetarin e Komunës z.Fatmir Dehari, për t’ia qajrë hallin.

Për fat të mirë kur arrita në komunë, sekretaresha e Kryetarit më tha se kryetari në moment është në bisedë pune me Sekretarin e lartpërmendur, për çka i thashë se shumë mirë që ndodhen të dy së bashku pasi që dëshiroja ti takoj që të dy së bashku.

Pasi që sekretaresha i tregoi Kryetarit të Komunës së unë kërkoj pranim te ai, ai edhe më pranoi.

Pasi u përshëndeta me Kryetarin e Komunës, ai e vuri re se jam i shqetësuar dhe më ofroi që të ulem.

Përpara Sekretarit – Ramiz Rexhepi Kryetarit të Komunës Fatmir Dehari, i tregova se çka ka ndodhur dhe si ka vepruar me anëtarin e kryesisë së G.V.”Bashkimi” sekretari i Komunës.

Ramizi nuk i mohoi ndodhitë e lartpërmendura por filloi të shesë  pallavra si e kanë zanat,e kishte ndërmend të më shëtisë kodër më kodër me “KALIN E SHEMËS”, por nuk ia arriti qëllimit.

Kryetari Fatmir. mu faleminderua për paraqitjen e kësaj ndodhie dhe të njëjtën e quajti si bashkëpunim në mes të Kryetarit dhe qytetarëve, me të cilën e tregoi nivelin e lartë profesional të tij, si kryetar dhe tha që do të marrë masa përkatëse, për çka i jemi shumë mirënjohës për afërsinë e tij me qytetarët e thjeshtë dhe organizatat te ndryshme joqeveritare.

Nga Ramiz Rexhepi dhe nga disa të tjerë që janë të transferuar nga ish Komuna e Zajazit në Komunën ë Kërçovës, edhe pasi që erdhën pak në civilizim, ata përsëri  nuk mundën ti zhdukin vetitë ë trashëguara si që janë “tregimi i gjenitaleve”, “nuk ma ni palla”… të cilat mund të merren vetëm nga ruajtja e “KALIT TË SHEMËS”.

z.Ramiz shumë është problematike kur njeriu nga opingat (pirockat) vesh këpucë të “llakiratme”(ngjyrosura) dhe kostume që  ndriçojnë ,e që  me siguri janë  të blera te pazari i grave në Çarshinë e Vjetër në Tetovë, e që i japim ndenjën të  kujtojë se është bërë dikush.
Të pacilivizuarin, analfabetin me diplomë, hidhe edhe në mes të Parisit ai do të mbetet i njëjti, edhe do të dallohet në pamje  nga 1Km.

Nga këndvështrimi im është karakteristikë në Komunën ë Kërçovës, se shumica e të punësuarave në Komunë, që janë transferuar nga ish Kkomunat tjera dhe ata të transferuar nga ish Komuna e Zajazit, kanë dallim në sjelljen dhe  etikë, si nata me ditën.Më siguri në favor të Komunavë tjera.

Këshilla ime, si kryetar dhe udhëheqës i një Grupi Vrojtues, e që është pjesë e Lëvizjes më të madhe Botërore-Lëvizja Botërore e Vrojtuesve, është,  që këta “KUAJT E SHEMËS” të transferuar nga ish Komuna e Zajazit (ndër të veçantëve) të  dërgohen në trajnim për etikë, mirësjellje në mes kolektivit dhe ndaj arëve, profesionalizëm në punë  ose  ti lëshojnë vendet e punës dhe tu kthehen rrënjëve dhe të ruajnë “ KALIN E SHEMËS “e të mos e prishin imazhin e të gjithë administratës së Komunës së Kërçovës, e  posaçërisht të kryetarit të saj, pasi që është person për tu lavdëruar si në aspektin profesional por edh në  atë etik, të mirësjelljes.

Edhe një herë ua bëj me dije që ne si grup vrojtuesish, jemi për së  tepërmi të kënaqur me udhëheqësin e Kryetarit z.Fatmir Dehari,  po ashtu edhe administratës së Komunës së Kërçovës, në përjashtim të këtyre “KUAJVE TË SHEMËS” nga ish Komuna e Zajazit.

Fatkeqësisht edhe unë i takoj ish Komunës së Zajazit por nga një fshat i mrekullueshëm me emrin Drogomisht i Vogël, “që ua huazuam KALIN E SHEMËS “ ndoshta ky mund të jetë problemi.

Si organizatë joqeveritare, jopolitike, joprofitabile, por me obligim të punojmë sipas statutit, ku qëndron “veprimi për mirëqenie të shoqërisë”.

Kryetari i G.V.Bashkimi,
Vesel Jonuzi

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. O ti zotri nga drogommishti I vogel ne foto dukesh si njeri I moshuar kurse si pas fjalorit qe keni perdorur ne kete kerkesë dukeni si nje njeri mjafte I edukuar dhe me nje shkollim te avancuar … por me vjen shuuumë keq qe gjithe keta vjet te kan shkuar dhe sot e paske marr vesht se gjithe antaret e komunes se zajazit nuk diin qeter send per več se epva shkopin ene lishova dhent ene çiti ke dardha ….. hujdaaaaaaa ….. po te mos ishte fsh. Kastriot-Serbicè as kerçova nuk do egzistonte sot ….. Rroftë sa malet fsh. Kastriot-Serbicè e te lindi ka ndonje doktor shkence si zotria ne fjale (Zotri Fatmir Dehari) e te haan ndonji kaço5 bukë te gjithe shqiptaret e kerçovès .

Back to top button