Telefona për spitale, projekti më i ri nga BlackBerry

Shefi ekzekutiv i BlackBerry-t, John Chen, ka pohuar se do të bëjë të mundur krijimin e telefonave të posaçëm për mjekësinë. Kompania duket se ka në plan që të krijojë pajisje, të cilat nuk përmbajnë baktere. Ky është një vendim që kompania e ka marrë me qëllim pajisjen e stafit mjekësor me pajisje të tilla.

Për realizimin e këtij projekti kompania do të bashkëpunojë me ThoughtWire dhe Cisco Systems për të realizuar këtë projekt. Doktorët dhe infermieret në këtë spital duhet të pastrojnë telefonat e tyre me alkool sa herë hyjnë dhe dalin në spital. Pajisjet mund të përhapin shumë viruse në spital. Infeksionet e marra në spitale janë edhe shkaku kryesor i vdekjeve të pacientëve.

BalckBerry është fokusuar këto kohët e fundit në krijimin e softuerit të sigurisë së lartë, pasi nuk ia arriti të konkurrojë kompani të tilla si Apple dhe Samsung.

Lajme të ngjashme

Back to top button