Makina përplas një 6 vjeçar në Tetovë

jë fëmijë 6 vjeçar është përplasur dje rreth orës 15.00 në rrugën “shtipska” në Tetovë. Fëmiu është goditur nga makina e tipit “golf” që drejtohej nga 34 vjeçari, A.R nga fshati Lisec i Tetovës.

Nga policia e Tetovës informojnë se me të njëjtën makinë fëmiu është dërguar në klinikën e spitalit të Tetovës dhe pas ndihmës së ofruar nga mjekët ai është më mirë. Pas hetimit që do të bëhet do të zbardhen edhe rethanat se si ka ndodhur ky aksident.

Lajme të ngjashme

Back to top button