Dropbox arrin 400 milionë përdorues

Dropbox njoftoi se tani ka më shumë se 400 milionë përdorues të regjistruar në të gjithë botën. Por, kompania nuk zbuloi se sa prej tyre janë përdorues aktivë mujorë.

“Sot, 400 milionë njerëz në të gjithë botën po përdorin Dropbox-in. Ata ruajnë 1.2 miliardë skedarë çdo ditë, krijojnë mbi 100,000 dokumente të reja dhe lidhje çdo orë, dhe bëhen 4,000 redaktime çdo sekondë,” shkroi kompania në një postim në bogun e saj.

Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi Drew Houston zbuloi gjatë një interviste të dhënë për Bloomberg se dy të tretat e përdoruesve janë jo amerikanë. Ai tha gjithashtu se shërbimi është përdorur nga 8 milionë biznese, duke përfshirë këtu 500 kompanitë e Fortune./KlanKosova

Lajme të ngjashme

Back to top button