Horoskopi ditor, e diel 28 mars 2021

Dashi
Gjerat kane për te ecur mire sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni aspak probleme me personin qe keni ne krah, përkundrazi do flisni hapur me te edhe për disa tema delikate. Beqaret do afrohen mjaft me dike dhe mund te hedhin edhe hapa me tej shume shpejt. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite sepse ne te kundërt do hasni probleme pa fund.

Demi
Pjesa me e madhe e atyre qe janë ne një lidhje do kenë një marrëdhënie te qëndrueshme sot. Do qëndroni me tepër kohe pranë atij qe dashuroni dhe do flisni për gjithçka bashke. Beqaret nuk do jene aspak ne humor dhe nuk do fillojnë dot një lidhje serioze. Çështjet e financave do jene shume me te mira se disa kohe me pare dhe kjo fale organizmit te mire qe keni bere.

Binjaket
Do jeni shume te përgjegjshëm sot për çdo hap qe do hidhni ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia mes jush do filloje te përmirësohet. Beqaret duhet t’i lënë ndjenjat t’i udhëheqin dhe te bëjnë atë qe do mendojnë se është me e logjikshme. Gjendja e financave nuk do jete e keqe. Do i kryeni shpenzimet me kujdes e maturi dhe nuk do keni aspak probleme.

Gaforrja
Dite shume e paqëndrueshme dhe e mbushur me debate te zjarrta kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ju ece si keni dashur. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe nuk do ndihen gati te fillojnë një lidhje. Edhe ashtu si janë nuk janë ndier keq. Ne planin financiar do jeni ambicioze dhe do bëni te pamundurën qe ta përmirësoni gjendjen.

Luani
Fale klimës se ngrohte qe do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift çdo gjë ka për t’iu ecur mire. Do dashuroheni pa dorashka me njeri­tjetrin dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri dhe kane për te mbetur vetëm. Financat do mbeten gjithë kohës te mire sepse deri me sot keni ditur t’i bëni me kujdes llogarite.

Virgjeresha
Dite e animuar dhe e mbushur me emocione te njëpasnjëshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni si ne ëndërr kur te jeni pranë atij qe dashuroni. Beqaret do bëjnë mire te mos hidhen ne krahët e te parit qe do i joshe sepse do lëndohen. Për buxhet te stabilizuar duhet t’i dëgjoni me kujdes edhe këshillat e te afërmve. Po vepruat ne kokën tuaj dhe pa u menduar do keni vështirësi me pas.

Peshorja
Do ëndërroni me shume nga sa duhet sot juve qe jeni ne një lidhje dhe realiteti do ju duket paksa i trishtë. Rikthehuni sa me pare me këmbë ne toke. Beqaret do preferojnë edhe sot te qëndrojnë me statusin qe kane sepse do kenë frike se mund te humbasin pavarësinë qe kane. Ekuilibri do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne planin financiar. Nuk priten aspak probleme ne këtë plan.

Akrepi
Do debatoni fort sot me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni shume keq ne disa çaste. Ai do jene me nerva dhe nuk do e duroje dot histerinë tuaj. Beqaret do flirtojnë gjithë kohës me disa persona, por serish nuk do arrijnë ta ndryshojnë statusin qe kane. Ne planin financiar do jeni gati te bëni edhe sakrifica vetëm qe gjendja te stabilizohet. Do ja dilni mbanë.

Shigjetari
Priten plot çaste te lumtura sot ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë çast prej tij. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment sepse ne momentin qe me pak e presin mund te ndodhe diçka e mrekullueshme. Me financat do i keni punët mire. Do i kryeni pa frike edhe disa shpenzime me tepër se zakonisht.

Bricjapi
Se bashku me partnerin do e riktheni harmoninë ne çift gjate kësaj dite. Do jete paksa pune e vështire, por do ja dilni sepse nga te dyja palët do ekzistoje dëshira e mire. Beqaret do marrin propozime emocionuese te cilat do i bëjnë te ndihen mire. Pranojini ato nëse zemra ua thotë këtë gjë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do silleni me to.

Ujori
Fatmirësisht gjerat kane për te ecur mire sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj dhe marrëdhënia do përmirësohet. Beqaret do jene impulsive dhe ka rrezik te bëjnë gabime te pafalshme me pasoja për te ardhmen. Marsi do ju beje me te arsyeshëm ne planin financiar dhe nuk do bëni asnjë lloj çmendurie.

Peshqit
Do ndiheni gjithë kohës si te përhumbur sot ju te dashuruarit dhe çdo gjë do jete rutine. Nuk do përjetoni asnjë emocion. Beqaret do kenë një dite te begate dhe te mbushur me takime interesante. Shfrytëzojini sa me shume qe te mundeni. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e kënaqshme. Gjithçka fale maturisë se treguar.

Lajme të ngjashme

Back to top button