I fortë është Bayerni

Mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe tetë sfidat e tjera të raundit të dytë të fazës së grupeve për UEFA Champions League.

Bayern Muenchen mposhti 3-1 Manchester City-n në Angli me anë të golave të Ribery, Muller dhe Robben. Ai që shkurtoi diferencën për anglezët ishte Negredo. 
Edhe Reali i Madridit regjistroi fitore të lehtë përballë Copenhagenit. Dy golat e Cristiano Ronaldos dhe dy golat e Angel Di Marias mjaftuan për madrilenët që të kompletonin fitoren 4-0. 

Fitore arriti edhe PSG-ja 3-0 ndaj Benficas, dirsa Bayer Leverkusen mposhti Sociedadin 2-1. Surprziza ishte Juventusi, i cili ngeci 2-2 në Torino me Galatasarayn. Edhe Machester United nuk shkoi më shumë se në barazim 1-1 në fushën e Shakhtar Donetsk. 

Fitore të rëndësishme arriti Olympiakos, 3-0 në fushën e Anderlecht-it. Ndërsa CSKA-ja e Moskës mposhti me vështirësi 3-2 Viktoria Plzen.

Lajme të ngjashme

Back to top button