Dramë në Botevgrad, Liria humb në sekondat e fundit

Në një ndeshje shumë dramatike me vetëm2 pikë diferencë në sekondën e fundit skuadra e Balkan nga Botevgrad e ka mundur KB Liria në miqësoren që është luajtur sot.

Edhe kjo ndeshje ka qenë në vazhdën e duele kontrolluese që është duke zhvilluar skuadra shqiptare nga Shkupi, pas paraqitjes në turneun ndërkombëtar të mbajtur javën e kaluar në Prishtinë.

Në këtë ndeshjetë gjithë basketbollistët kanë treguar lojë të mirë, ndërsa ajo që më shumë gëzon stafin e ekipit, me në krye trajnerin Marijan Ilievski është koordinimi i mirë i basketbollistëve të rinj dhe atyre që ishin edhe sezonin e kaluar. Më të dalluar në këtë ndeshje ishin Toni Simiq, Bojan Trajkovski dhe Dime Tasovski. 

Ndeshja fillimisht u udhëheq nga vendasit, por basketbollistët e Lirisë arritën që në momentet më vendimtare të marrin kryesimin, kështu luhej pikë përpikë deri në sekondat e fundit. Simiq me një tre pikësh barazoi vetëm 2.4 sekonda para fundit, ndërsa rezultatin përfudimtar u arrit në sekondën e fundit për të përfunduar ndeshja 74:72 (25-19, 14-14, 10-16, 25-23).

Ekipi i Ballkan është përgatitur mjaft mirë për këtë sezonë, pasi do të luaj në BIBL ligë, ndërsa do të jetë kundërshtar i Prishtinës dhe Pejës, ndërsa sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e katërt të Super Ligës bullgare.

Vazhdon qëndrimi i KB Liria në Bullgari, kur nesër në mbrëmje luan me Levskin e Sofjes, ndërsa një ditë më vonë luajnë dhe ndeshjen e fundit me Rilskin. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button