Trendafil i vyshkur

Fryn era
Shpirt-helmuar ec
rrugicave të qytetit
Pa shpresë,me dëshiren e mërguar për jetë.

Zemra ime e zemëruar
Më gufon në krahëror
Iku shkoi lumturia
Ajo grimcë magjike që më mbante gjallë
U tret shpresa si sumbull sheqeri
Në liqenin e Lasgushit!
Liqenin e poezise!
Liqen i lotëve të mi!

Të mendoj për veten që, m`u përmbys kjo bote!
Për atë që rrënoi kasollën e lumturise sime!
Të mendoj për ty që u rrokullise në greminën e tradhëtisë?
Sa e njëanëshme dhe e genjështërt paska qenë kjo dashuri!

Trëndafil i vyshkur në pranverë!
Pa shpresë,në kokë pa mendime
Hedh syte në horizont
I lutem qiellit e nesërmja të lind shpresën!
I lutem qiellit dënoi me tradhëti tradhëtarët!

Ermira Selami është një poete e re dhe e talentuar.Në pritjen e nektarit të përjetësisë, është vëllimi i pare poetik i saj, i cili përbëhet kryesisht nga poezi lirike dashurie dhe refleksive.Poezia e saj shquhet për unitetin mes mendimit dhe frymëzimit, sinqeritetin e të shprehurit dhe origjinalitetin krijues, tek vargu i saj gjejmë çiltërsinë shpirtërore dhe krenarinë femërore. Femërorja shfaqet vetëtimthi, në figura që duket se ndjellin jo rreptësinë e dënimit por buzëqeshjen e indulgjencës. Ajo shquhet për figurat e shumta e të gjalla, për kontrastet, antitezat, metaforat, simbolin ,alegorinë gradacionin etj,. Herë-herë në disa poezi ndjejmë hovin lirik një dëshirë që poetja të zhytet në vegimin e saj…Volupteti, dhembja, trishtimi, dehja, e mira dhe e keqja mbështillen nga një mister, të cilin vetëm një shpirt i ndjeshëm dhe krijues mund ta deshifrojë. Varganit të poeteve shqiptare të Maqedonisë, ndonëse të pakta në numër i shtohet edhe Ermira Selami.

Përkushtim nga:
Doc. Emine Shabani, USHT-Tetovë

Promovimi i librit të poetes është mbajtur me 27.09.2013

Lajme të ngjashme

Back to top button