Instagram me një ndryshim të ri

Instagram ka ringritur karakteristikat e tij të kërkimit për ta bërë më të lehtë për përdoruesit që të ndjekin ngjarjet e ndryshme që ndodhin në kohë reale.

Rrjeti social në pronësi të Facebook – Instagram, ka ringritur eksperiencën e kërkimit, për t’i ndihmuar kështu përdoruesit që të gjejnë më lehtë fotografi të ngjarjeve që janë duke ndodhur në çdo vend të botës.
Instagram ishte kritikuar më herët për karakteristikat kërkuese, që deri më tani i ka lejuar përdoruesit që vetëm të shfletojnë fotografi apo të kërkojnë njerëz duke përdorur etiketimet me ‘#’ në tabelën ‘explore’ të aplikacionit, transmeton Lajmi.net.
Përditësimi i ri përfshin një kërkim të ri për vende që i lejon përdoruesit të kërkojnë për ngjarje në çdo lokacion të botës, thuhet sipas Instagram.

Me më shumë se 70 milion fotografi dhe video që postohen çdo ditë në Instagram, kurdo që diçka është duke ndodhur në botë, shanset janë që ju t’i shihni ato këtu.

Aftësia për paraqitjen në kohë reale të fotografive në ngjarje të ndryshme dhe trende është diçka që Instagram ka dëshiruar që moti ta ofrojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button