Hasani kthehet në shtëpi, Tetova e pret kuqezi

‘Heroi kthehet në vendin e ngjarjes’. Njeriu deçiziv në ekipin që në vitin 2011 bëri historinë duke fituar titullin e kampionit, rikthehet në ‘shtëpi’ si super-yll me kalibër evropian. Ferhan Hasani-‘Buba’ është futbollist i ri i Shkëndijës pasi edhe zyrtarisht ka arritur marëveshje për kontratë trevjeçare me skuadrën ‘kuqezi’.

Ai menjëherë është regjistruar në UEFA dhe ka të drejtë loje që në ndeshjen e parë me Aberdeen FC në kuadër të Liga Evropës më 2 korrik në Shkup. I larguar nga Shkëndija janarin e vitit 2012 drejt Uolfsburgut në Gjermani, prej ku më vonë do të kalonte te Brondby në Danimarkë dhe me një status prej reprezentuesit të padiskutueshëm të Maqedonisë, Hasani nuk mundi t’i rezistonte ofertës së Shkëndijës për t’u rikthyer në klubin ku u rrit dhe afirmua.

‘Buba’ pas vetes kishte sezon të shkëlqyeshëm me Brondbyn dhe disa paraqitje impresive për Maqedoninë, që si rrjedhojë sollën interesim të shumë skuadrave për ta bërë të vetin tetovarin, mirëpo insistimi i drejtuesve të Shkëndijës rezultoi vendimtar për ta bindur Hasanin që kishte ardhur momenti për tu kthyer në familjen ‘kuqezi’. Hasani është super përforcim i Shkëndijës, bindshëm futbollisti më i mirë që këtë merkato ka ardhur në Maqedoni dhe me të cilin ‘kuqezinjtë’ përfundimisht bëhen pretendent për titullin e kampionit.

Prezantimi i Hasanit bëhet gjatë ditës së enjte, kur 25 vjeçari do t’i bashkohet ekipit në përgatitjet e fundit në Tetovë, para ndeshjes me Aberdeen FC në Liga Evropa. Buba është përforcimi i katërt i Shkëndijës në këtë afat kalimtar, pasi paraprakisht firmosën Besart Ibraimi, Shqiprim Taipi dhe Ardian Cuculi, duke u shtuar tyre edhe rikthimin e trajnerit Shpëtim Duro.

Lajme të ngjashme

Back to top button